Rajoni

24 qytetarë humbën betejën me COVID-19 në Kosovë, 357 raste të reja në 24 orët e fundit!

Vijon të jetë kërcënues në Kosovë  “trendi negativ” i infektimeve nga COVID-19. Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur betejën me jetën, 24 qytetarë ndërkohë që janë konfirmuar pozitiv nga virusi 357 persona.

Duke qenë se Kosova është duke u përballur me një valë të re të COVID-19, u pa e nevojshme që në vend të vendoseshin masa të reja shtrënguese për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ndërkohë për shkak të rritjes së vazhdueshme të viktimave dhe rasteve të reja si hipotezë u hodh edhe mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në vend, megjithatë një gjë e tillë nuk do të realizohet siç raportoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Për sa i përket vaksinimit masiv të qytetarëve ai po vijon, megjithëse jo në ritmin e duhur për të arritur imunizimin e tufës sa më shpejtë të jetë e mundur.