Showbiz

Dua Lipa si rrallëherë shfaqet ‘topless’

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, po pushton gjithnjë titujt kryesor të mediave për suksese dhe arritje të shumta, sidomos pas publikimit të “Future Nostalgia”.

Mirëpo së fundmi, bën një përjashtim sepse rrjeti po digjet pas publikimit të një fotoje nga shqiptarja në Instagram, ku shihet ‘topless’.

Bukuroshja me origjinë shqiptare ka realizuar koleksionin e 3-të dhe të fundit për “Pepa Jeans” duke realizuar edhe disa foto që na rikthyen temperaturat e verës.

Në postimin e saj kanë vërshuar mijëra komente, sigurisht nxitur edhe nga fakti se nuk ndodh shpesh që Dua të na befasojë me postime të tilla.

Nga ana tjetër kujtojmë se pak ditë më parë, Dua është nominuar për “ARIA Awards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë Ndërkombëtar”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, me të cilin Dua korri mjaft sukses.