Aktualitet

Sot, dita e alfabetit të gjuhës shqipe, 112 vjet nga unifikimi i saj!

Në Kongresin e Manastirit 22 nëntori është shënuar si Dita e Alfabetit Shqip, i cili është zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata.

Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe Pavarësia e Shqipërisë.

Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

Tani në muajin nëntor kur e festojmë ditën e alfabetit, jemi shumë krenar që jemi shqipetar sepse në qytetin Ilir të Manastirit, gjuha shqipe fitoi zemrën e patriotëve dhe trimave shqiptarë me 36 shkronja.