Sociale

27 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, katër pacientë në spital

27 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 616 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 16 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Shkodër, Gjirokastër, 1 në Kavajë, Vlorë, Sarandë.

Janë 291 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,224 që nga fillimi i epidemisë.

“Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, këshillon ministria.

Statistika (26 Maj 2022)

Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 616

Testime totale 1,825,720
Raste pozitive 276,012
Raste të shëruara 272,224
Raste Aktive 291
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 190
Fier 19
Korçë 17
Gjirokastër 16
Shkodër 15
Vlorë 14
Elbasan 6
Durrës 6
Lezhë 4
Berat 2
Dibër 1
Kukës 1