Aktualitet

Pakësohen rastet dhe numri i viktimave, njihuni me shifrat e 24 orëve të pandemisë

11 persona të vdekur në 24 orë në vend, të moshës 53-96 vjeç nga Coronavirusi. Në total shkon në 2 mijë e 133 numri i viktimave. Gjithashtu gjatë përditësimit të bilancit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 519 raste ditore, ndërkohë që numri i të shëruarëve është më i lartë, 671 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.

Aktualisht janë 399 pacientë që po trajtohen në spitalet 4 COVID në Tiranë dhe ato rajonale, nga të cilët 28 janë në terapi intensive dhe 10 janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19:

Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime antiCovid. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (20 Mars 2021)

Raste të reja ditore 519
Të shëruar në 24 orë 671
Të shtruar në spitale 399
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3251