Film & Tv Live From Tirana

Duhet t’i shihni patjetër! Njihuni me 5 filmat që kanë impresionuar regjisorin Endi Hoxha!

Këtë javë, në të mërkurën artistike “Live From The Cinema” ishte i ftuar regjisori i njohur, Endi Hoxha, i cili na sugjeron pesë filmat e tij të preferuar që me siguri do t’ju mbërthejnë pas ekranit:

Mr nobody (2013)

“Ky është një super mega film. E sugjeroj sepse në thelbin e këtij filmi është ajo gjëja që nëse unë nuk do të isha këtu me ju, ku do të isha dhe çfarë do të më ndodhte. Më ka intriguar në projektet e mia të ardhshme.”

Dunkirk (2016)

“Është një film i regjisorit tim të preferuar i cili në thelb merret me fundin e Luftës së dytë Botërore. Thelbi i këtij filmi është që nëse do të kishte fituar luftën Hitleri si do të ishte bota sot? Tregon fundin e luftës, fituesin dhe se kush do të ishte perandoria e rradhës, që është Anglia.”

Inglorious Basterds (2009)

“Lidhet me perfeksionin për kohën ku zhvillohen ngjarjet. Çfarë ndodh në kampin gjerman dhe kush janë fituesit e luftës. Ka shumë elementë që unë i adhuroj sesi tregohet ngjarja. Regjisori i filmit, Tarantino merr elementet natyral të të përditshmes sonë dhe i fut në filmat e tij. Mënyra si e trajton është thjesht “wow”.”

Fight Club (1999)

“E kam zgjedhur sepse më pëlqen rregulli i këtij filmi që është: “Kurrë mos fol për “Fight Club” (qesh). Mua më ka bërë të reflektojë. Baza është që secili prej nesh ka një personazh brenda vetes i cili është ujku i mirë dhe ujku i keq. Ky është thelbi dhe më pas çdo gjë ndërtohet në bazë të këtyre dy personazheve.”

The Truman Show (1998)

“Është një super komedi dhe shqiptarët kanë nevojë për pak komedi. Kjo komedi më pëlqen sepse e veçanta është momenti që të fut në reflektim, të kuptosh kush je, ku je dhe çfarë po bën ti. Ne padashur bëhemi pjesë e një skenari të paracaktuar dhe pa e kuptuar futemi në një vorbull dhe harrojmë kush jemi.”