Live From Tirana Music

Mimoza Ahmeti zbërthen hitet e veçanta të karrierës ndër vite

Këtë të mërkurë artistike, në “Live From Tirana” ishte e ftuar këngëtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti. Ajo ka zbuluar se këngët e saj kanë buruar nga lotët dhe shprehet se krijimtaria më e sinqertë në botë është ajo që fillon nga dëshira për të rifituar veten. Sot ajo zbërtheu hitet kaq të veçanta të karrierës së saj.

“Djali i Magjepsur”

“Kam një album të tërë që nuk u botua asnjëherë. Kënga e fundit ka qenë një iluzion. E kisha bërë për Erin (vajzën). Kam bërë rreth pesë/gjashtë këngë, tekste dhe melodi, që ajo t’i këndonte dhe janë dhe sot janë shumë të këndueshme dhe të bukura. Tekstin bëra dhe melodinë e hodhi ajo.”

“Dashuri e Dhembshuri”

“Kënga ‘Dashuri e Dhembshuri’ është bazuar në një tekst të Xhon Zhornos. Ai e kishte si motiv ‘mos e lajmëro goditjen’. Ja mora këtë motiv, dhe e përdora. Kjo ishte si një goditje në një fushë vlerash të cilat janë të padukshme.”

“Humbsja”

“Unë mund të them që jam një njeri me një shumë shumë të madhe refuzimesh. Unë mendoj gjithmonë që ai që humbet fiton diçka shumë të madhe. ”

“Baladë për Halil Gashin”

“Njeriu rrëmon, futet andej-këtej për të gjetur rrënjët historike. Megjithatë, rrënjët tona historike kanë një çmim shumë të rëndë. Unë jam shumë e habitur që duke qenë një njeri kaq ndërkombëtar, kaq global, të kem një shkrim aq etnik kur këndoj.”

“Arti i jetës në Vetmi”

“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë. Besoj se kjo ishte një resyme e gjithë gjendjes time që unë po mësoja artin e të jetuarit vetëm, dhe që ishte e vetmja dashuri që unë di, të paktën për atë periudhë.”

“Kalova Hone”

“Këtë këngë e këmi bërë me Genti Lakon. Ai tha që kjo këngë i pëlqen aq shumë, saqë do të shkelë mbi veten dhe do të këndojë, edhe e bëmë bashkëpunimin.”

“Kam Frikë për një Çikë”

“Kjo kënga ka ardhur nga një torturë perceptive se çfarë ngjyre duhet të vesh në flokë që të ndihesh mirë me veten. Unë mendoj që natyra nuk gabon.”