Live From Tirana Sociale

29-vjeçarja me 7 fëmijë, që kandidon për deputete…

Ndryshe nga shumë të rinj që zgjedhin t’i përkushtohen vetëm karrierës e shtyjnë planet për të krijuar një familje, Ajlina Alfredaj, i bën të dyja njëkohësisht.

Ajo ka shpallur kandidaturën e saj si deputete në qarkun e Tropojës. E pyetur rreth jetës së saj private e në lidhje me binjakët, Ajlin e nis me një batutë:

Ne i kemi me ofertë, bli një merr dy…

Ajo tregon gjithashtu se si e menaxhon situatën duke shtuar se:

Është shumë e veshtirë të balancosh rolet në familje e karrierë, por mjafton që jap më shumë dashuri dhe marr më shumë. Për sa i përket të ardhmes së fëmijëve, unë do doja t’i rrisja këtu në Tropojë, por nëse ata zgjedhin të vijnë në kryeqytet, tre orë larg jemi.

Nëna e shtatë fëmijëve shprehet se atë e ndihmon shumë bashkëshorti dhe se ai është një hero:

Çdo femër do donte të ishte në vendin tim… me një bashkëshort të tillë!

Për të gjitha vajzat që duan të vazhdojnë shkollën e të krijojnë një familje, Ajlin vjen me sekretin:

Isha 19 vjeçe, kur pata binjakët e parë e për të kaluar sezonet e provimeve, përqëndrohesha tek kreditet që më duheshin për të kaluar vitin. Dhe për vajzat që duan të krijojnë familje ju them se çdo gjë mund të humbë e fitohet, por familja është e përjetshme.