Celebrities Gossip Showbiz

2Ton sjell “Shqipe” me rastin e festave të Nëntorit!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.

Pak ditë më parë me anë të një postimi në Instastory, reperi publikoi një foto ku, teksa tregoi se ndodhej në studio duke punuar për të sjellë projekte te reja muzikore, krahas zbuloi se ndodhej në “vendin e tij magjik”. Në këtë mënyrë e paralajmëroi projektin e ri muzikor 2Ton që është tepër i veçantë dhe patriotik. Me rastin e festave të Nëntorit, reperi publikoi këngën “Shqipe”, e cila për vetëm dy orë nga lançimi ka afro 100 mijë klikime.

Rikujtojmë se, kënga e fundit nga 2Ton është “Thirrjen tane” që flet në lidhje me ndarjen. Ky projekt i reperit ashtu si shumë të tjerë është pëlqyer shumë nga publiku dhe vetëm pak javë nga publikimi, kënga ka arritur mbi 3 milion klikime.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë.

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.