Horoskopi Lifestyle

3 arsyet pse shenjat e tjera të zodiakut nuk i durojnë dot Binjakët!

Siç tanimë e dini që prej datës 19 maj kemi hyrë në sezonin e shenjës së Binjakëve, por nëse deri më tani ju kemi njohur me karakteristikat pozitive të tyre, sot do t’u njohim me arsyet pse shenjat e tjera e kanë ‘halë në sy’. Le t’i zbulojmë më nga afër:

1. ‘Ndoshta po, ndoshta jo’

Mos na thoni që nuk e keni dëgjuar kurrë nga goja e Binjakëve një fjali të tillë? Apo po numëroni të gjitha rastet kur ua kanë thënë? Të lindurit në këtë shenjë dallohen për karakterin e tyre të pavendosur. Duket sikur as ata vetë nuk e dinë se çfarë duan.

2.’Bla bla bla’

Në qoftë se mendoni se Binjakëve u mbyllet goja lehtë, me siguri nuk i keni njohur aq mirë sa mendoni. Të lindurit në këtë shenjë janë oratorë të lindur, mirëpo i ndan një fije e hollë nga të kthyerit në llafazanë kronikë dhe paska bezdisës. Jo vetëm që nuk pushojnë, por janë edhe në gjendje t’ju tregojnë edhe historinë familjare.

3. ‘Dëgjo se e vërteta qëndron edhe kështu’

Marrëdhënia e Binjakëve me të vërtetën është disi e çuditshme, jo sepse nuk e thonë atë, por u pëlqen ta rrëfejnë ashtu siç u leverdis atyre. Nga këndvështrimi i tyre gjithçka është e ndryshueshme dhe subjektive dhe për këtë arsye mund të përshkruhet dhe tregohet në një mënyrë të ndryshueshme.

Besojeni ose jo, durimi dhe padurimi janë dy karakteristika që yjet i kanë gdhendur në ADN-në e çdo shenje të horoskopit. Sidomos tre shenjat e mëposhtme njiheni si më të duruarat e të fituarit. Ja kush janë.