Health & Beauty Lifestyle

3 gjërat që duhet të bëni para një tatuazhi këtë verë…

Të shumtë janë ata që kanë apo duan të bëjnë tatuazhe. Kjo mund të jetë për arsye emocionale apo thjesht për anën estetike. Megjithatë, të gjithë ata që kanë në plan të bëjnë një tatuazh këtë verë, duhet të dinë disa gjëra paraprakisht.

Qëndroni të hidratuar

Nuk është sekret që hidratimi ndihmon funksionet e trupit tuaj. Ndërkohë, moti më i nxehtë nënkupton që ju duhet të hidratoheni më shpesh. Edhe lidhur me lëkurën tuaj hidratimi ka shumë rëndësi. Lëkura e thatë, e irrituar dhe e pashëndetshme e vonon procesin e shërimit pas tatuazhit. Një mënyrë e mirë për të mbajtur të hidratuar lëkurën tuaj pas tatuazhit, është të vendosni një shtresë të lehtë kremi në këtë zonë.

Shmangni diellin

Jo vetëm pas tatuazhit, por edhe pak kohë para se ta bëni, duhet të qëndroni larg diellit. Por edhe nëse e bëni, ju duhet të vendosni një krem dielli të përshtatshëm për zonat e lëkurës pas një tatuazhi. Ju nuk duhet të dilni kurrsesi jashtë pa vendosur krem mbrojtës, pasi kjo mund të rezultojë vërtet e rrezikshme. Mos harroni të lani duart para se ta vendosni kremin.

Qëndroni larg pishinës

Pishinat kanë një sasi të madhe bakteresh dhe ky mund të rezultojë një problem vërtet i rrezikshëm. Një tatuazh është si një plagë, e gatshme për t’u ndotur. Të shkoni në pishinë direkt pasi këni bërë tatuazh, mund të rrisë riskun për infeksion. Madje edhe një muaj pasi e keni bërë tatuazhin, ju përsëri duhet të tregoni kujdes gjatë notit. Gjëja më e mirë që mund të bëni, është të pyesni artistin e tatuazhit se kur është koha e përshtatshme të hyni në det apo pishinë.