Horoskopi

3 shenjat e horoskopit më qaramane

Qaramanët nga vetë ky përcaktim kuptohet se janë ata persona që qajnë për çdo arsye. Disa persona janë aq të ndjeshëm saqë qajnë edhe për gjërat më të vogla, ndërsa disa të tjerë thjeshtë shtiren për ndjeshmërinë e tyre në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të tjerëve.

Ndjeshmëria është pjesë e karakterit të secilit prej nesh dhe në këtë një ndikim të madh ka edhe shenja jonë e horoskopit. Por cilat janë shenjat më të ndjeshme dhe qaramane të horoskopit?

Gaforrja

Padyshim që Gaforrja është shenja më e ndjeshme nga të gjitha shenjat e horoskopit dhe kur sulmohen, ata qajnë si një fëmijë i vogël. Megjithatë ata nuk shfaqin shenja të zemërimit dhe do të tërhiqen në vetminë e tyre për të qarë me zë. Kur Gaforret qajnë, mos i lini  vetëm. Kjo shenjë vazhdimisht ka nevojë për mbështetje dhe siguri, kështu tregojuni atyre se jeni aty.

Peshqit

Peshqit gjithashtu konsiderohen si një shenjë shumë e ndjeshme. Ata normalisht nuk i shfaqin kurrë ndjenjat e tyre dhe nëse trajtohen në mënyrë tëpadrejtë, ata pothuajse gjithmonë qajnë! Pjesa më e keqe është se asnjëherë nuk do ta kuptoni çfarë u keni bërë. Si t’i përballosh ata? Kur lëndoni një Peshk, thjesht kërkoni falje dhe kaloni kohë me ta. Kjo do të jetë e mjaftueshme për t’i qetësuar.

Akrepi

Akrepi është shenja e tretë më e ndjeshme. Shumica e Akrepave bëhen agresivë kur lëndohen dhe madje mund të bërtasin apo të thyejnë gjëra! Ata nuk i marrin me sportivitet kritikat dhe shpesh mund të qajnë si një foshnjë kur lëndohen. Si ta përballoni ndjeshmërinë e tyre? Për të ndihmuar një Akrep, ju do të duhet ta qetësoni atë së pari. Sigurohuni që t’i qetësoheni, përpara se të bëni lëvizjen tuaj të ardhshme.