Horoskopi

3 shenjat e Zodiakut që do të ndihen më kreative dhe romantike se kurrë këtë javë!

Kjo javë mund të jetë e mbushur me emocione dhe magjepsje, por a mund të prisnim më pak nga sezoni i Luanit? Kjo është stina e luanit, dhe luani ‘hungërin’ me intensitet të egër sa herë që humori godet. Kur dielli pozicionohet në Luan, gjërat bëhen më të gjalla, krijuese dhe romantike. Kjo është vetëm një nga arsyet pse 9 gushti i 2021-shit do të jetë java më e mirë për këto shenja të zodiakut – Dashi, Luani dhe Virgjëresha – kështu që nëse dielli ose shenja juaj e horoskopit është një nga këto shenja do të prisni shumë gjëra nga kjo javë.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që kjo javë do të jetë perfekte. Në fund të fundit, fillon me Venusin romantik që kundërshton çorientimin e Neptunit, gjë që mund ta bëjë edhe më të vështirë mirëkuptimin me njerëzit me të cilët jeni në një marrëdhënie. Kini kujdes kujt vendosni t’i ‘falni’ zemrën tuaj dhe jini edhe më të kujdesshëm se kujt vendosni t’i besoni, sepse gjërat mund të duken shumë më të bukura në sipërfaqe.

Ja se çfarë do t’i presë këtë javë këtyre tre shenjave të bukura të horoskopit:

Dashi- Do të ndiheni plot kreativitet dhe do të mendoni vetëm për t’u argëtuar

Anoni nga ana artistike. Kjo nuk do të thotë se do të nxirrni furçat e pikturës dhe do të krijoni kryevepra dhe as që do të krijoni poezi për jetën. Kjo do të thotë se mund të shpikni gjëra argëtuese me miqtë tuaj dhe mund të shikoni si mundësi lojëra të ndryshme.

Luani- Lidhjet tuaja po ju japin inspirim 

Mund të ndjeni një dëshirë për t’u lidhur me dikë që dashuroni këtë javë. Të shoqëroheni me të dashurit tuaj dhe të rizbuloni kënaqësinë që ju fal të shpenzuarit kohë me dikë mund t’ju sjellë shumë gëzim. Mos e nënvlerësoni forcën e të dëgjuarit zërin e dikujt dhe të kujtuarit sa të fuqishme janë lidhjet tuaja.

Virgjëresha- Romanca do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë fort

Mund të ndiheni të tërhequr nga një dashuri më e thellë, Virgjëreshë. Majde, mund të bini në dashuri me dikë si asnjëherë më parë. Energjia që ju rrethon është si e një filmi romantik. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se dashuria çdo herë ka të bëjë me fluturat në stomak, ndonjëherë është të kujtoni dashurinë që keni për veten dhe aftësinë e të krijuarit një lidhje më të thellë me botën në të cilën jetoni. Çfarëdo që të ndodhë, vlerësoni momentin e tanishëm. Koha kalon, por romanca qëndron gjithmonë brenda jush.