Celebrities Music Showbiz

3 vite më pas, Rita Ora tregon suksesin e padiskutueshëm të albumit të saj!

Tri vite më parë, Rita Ora publikoi albumin e saj të dytë të tilluar “Phoenix”. Albumi i cili erdhi pas gjashtë vitesh pritje dhe një beteje të gjatë ligjore me shtëpinë e saj të parë diskografike, shënoi suksese të shumta anë e mbanë botës.

Rita ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video përmbledhëse, me disa nga performancat e saj më të zjarrta me këngët e “Phoenix”. Në 3-vjetorin e publikimit të tij, Rita ka kujtuar disa nga sukseset e shumta që ka shënuar ky album, duke përmendur ndër to faktin se këngët e albumit janë dëgjuar mbi 4.3 miliardë herë globalisht.

Nuk mund të besoj, “Pheonix” është 3 vjeç këtë javë! Kaq momente speciale duke u takuar dhe kënduar me të gjithë ju! Cili është kujtimi juaj i preferuar nga albumi?

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora feston sot ditëlindjen. Sot ajo mbush 31 vjeçe dhe teksa ka marrë plot urime nga miq dhe të afërm të saj, më të veçantat kanë qenë ato nga prindërit.

Mamaja dhe babai i saj e uruan këngëtaren nëpërmjet disa postimeve në llogaritë e tyra në Instagram. E para ishte nëna e Ritës, Vera. Ndërkohë, babai i saj nuk harroi që në urimin e tij t’i përmendë edhe Prishtinën, duke sjellë foto nga koncerti i Ritës që kishte mbajtur për pavarësinë e Kosovës.

Rikujtojmë se, në Muzeun Etnografik të Tiranës që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, pritet të ekspozohet edhe një kostum popullor tradicional shqiptar. Veçantia e tij qëndron në faktin se këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit “Bang”. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur lajmin, si dhe shprehu falenderime për artisten e njohur e familjarët e saj.