Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sociale

Mos dilni nga shtëpia, edhe sot Shqipëria “përvëlohet” nga i nxehti afrikan

I nxehti përvëlues do të vazhdojë edhe sot të dominojë vendin tonë. Pothuajse në të gjithë territorin shqiptar, termometri do të shënojë 42 gradë Celcius. Theksojmë që kjo është matje që bëhet vetëm në hije.

Janë masat ajrore nga veriu i Afrikës që vijojnë të kushtëzojnë motin në vend, ku sot gjatë gjithë ditës do të na shoqërojë dielli i fortë.

Më të rrezikuarit në këtë periudhë janë të moshuarit, të sëmurët kardiovaskularë, diabetikët, astmatikët, të sëmurët mendorë, fëmijët e vegjël dhe jo vetëm, si dhe gratë shtatzëna.

Mjekët apelojnë që të shmangen sa më shumë të jetë e mundur daljet në pikun e vapës dhe këtë periudhë të konsumohen sa më shumë lëngje.

Nuk rekomandohet dalje nga fasha orare 11 deri në orën 17. Gjithsecili të mbajë një shishe me ujë, kapele, syze. Përdorni sa më shumë lëngje, dieta të jetë e pasur me fruta dhe zarzavate. Temperatura e ambientit të dhomës, apo shtëpisë të jetë tek 25-27 gradë.