Bota Sport

Nuk do ta besoni se sa fiton një sportist në “Tokyo 2020” për një medalje ari…

Olimpistët zakonisht marrin shpërblime monetare dhe jo monetare nga shteti i tyre, për të fituar një vend në podium.

Për shembull, fituesi i një medalje të artë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të siguronte 37.500 dollarë për arritjen e vet, ndërsa homologu nga Singapori, do të shpërblehej me 737.000 dollarë; thuajse 20 herë më shumë.

Për shembull, filipinët morën medaljen e parë të artë ndonjëherë në Tokio, duke e bërë peshëngritësin Hidilyn Diaz medalistin e parë olimpik të vendit.

Si shpërblim për arritjen e vet historike, thuhet se Diaz do të fitojë rreth 600.000 dollarë nga Komisioni i Sporteve Filipine, si dhe biznesmenët më të fuqishëm të vendit. Po ashtu, i janë ofruar dy shtëpi dhe fluturime falas për të gjithë jetën.