Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Auto & Moto

Porsche i futet garës hapësinore!

Kompania, e cila kontrollohet nga familjet e lidhura Porsche dhe Piech, njoftoi një investim në Isar Aerospace të Gjermanisë, një start-up hapësinor që kërkon të rivalizojë lojtarët aktualë në fushë, Blue Origin në pronësi të Jeff Bezos dhe SpaceX të Elon Musk.

Edhe pse Blue Origin dhe SpaceX janë kompani miliardere që tashmë kanë përparuar në misionet e tyre të drejtuara në hapësirë, Isar Aerospace beson se mund të konkurrojë në tregun në rritje duke lëshuar satelitë të vegjël në orbitën e Tokës.

Porsche do të investojë 75 milionë dollarë në projektin e tyre, së bashku me kompaninë e sipërmarrjes “HV Capital” dhe bankën zvicerane Lombard Ojia.

Porsche deklaroi se do të marrë “një përqindje të vogëltë aksioneve të pronësisë”.

“Ky financim do t’i mundësojë Isar Aerospace të investojë më tej në infrastrukturën e nisjes, testimit dhe prodhimit për biznesin e saj kryesisht të automatizuar të prodhimit dhe komercializimit të raketave,” tha Isar Aerospace në një deklaratë.

Agjencia gjermane e hapësirës i dha kompanisë një kontratë në maj të këtij viti për të lëshuar dy satelitë në orbitë për llogari të qeverisë gjermane. Fluturimi i parë provë është planifikuar për vitin e ardhshëm.