Sport

Shqipëri-San Marino, publikohen formacionet zyrtare!

Në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, starton sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit.

Kuqezinjtë do të kërkojnë që të mos bëjë asnjë gafë në këtë 90-minutësh, që do të ishte vrastare për shanset e Shqipërisë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”.

Përballë San Marinos, trajneri Reja kërkon nga të tijtë që të kenë ekuilibrat e duhur, ndërsa ka rreshtuar një formacion që direktivat e shndërrojnë në 3-4-3, edhe pse skema tradicionale e vendosjes pa top është 5-2-3, me Bajramin forcë të shtuar për dyshen e sulmit.

FORMACIONI ZYRTARE:

SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja.

SAN MARINO