Celebrities Gossip Showbiz

Beatrix Ramosaj zbulon se çfarë i ka ndodhur pasi u infektua me Covid!

Beatrix Ramosaj është një këngëtaret më të pëlqyera të showbiz-it tonë dhe jo pak herë e përfolur dhe për jetën e saj personale. Trixa nuk ngurron të postojë shpesh momente nga jeta e saj dhe së fundmi, bukuroshja ka dhënë një lajm jo shumë të mirë për ndjekësit e saj.

Këngëtarja u infektua me Covid-19 dhe tregoi me anë të një Instastory ku nuk dukej në gjendje shumë të kuruar siç jemi mësuar gjithmonë. Me rroba shtëpie dhe flokë të çrregullt, Beatrix tregoi se ndodhet në shtëpi dhe po qëndron në karantinë.

Sot dola pozitive në testin për Covid-19. Çdo gjë më dhemb. Ju lutem qëndroni të sigurt të gjithë. 

Fatmirësisht, Trixa u shërua dhe doli nga karantina, mirëpo duket se po përballet me një problem tjetër. Këngëtarja ka treguar se për shkak të Covid-it shtoi në peshë.

Covid më ka futur në depresion sepse shtova shumë peshë. Sot fillova palestrën përsëri dhe kuptoj se do të jetë një rrugë e gjatë të ndihem vetvetja përsëri, por shëndeti i pari, hap pas hapi.

Ndërkaq, të gjithë e dimë që bukuroshja shquhet për fotot e saj super sensuale dhe provokuese në rrjetin e saj social Instagram. Së fundmi ajo çfarë ka bërë habi ka qenë ndryshimi i menjëhershëm që Trix-a ka bërë në look-un e saj teksa është kthyer nga brune në bjonde. Me anë të disa fotove super provokuese, siç zakonisht jemi mësuar ta shohim këngëtarja duket tepër e entuziasmuar për flokët e saj të reja.

Rreth 3 muaj më parë Beatrix-i lançoi këngën me titullin “By my side”. I gjithë teksti i këngës është në gjuhën angleze dhe ka një stil shumë të veçantë që ngjason me këngët e huaja.