Rajoni

35 vite burg për Salih Mustafën, Prokuroria bën kërkesën ndaj trupit gjykues!

Prokuroria ka kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me 35 vite burg.

Në deklaratën përmbyllëse, ZPS kërkon nga trupi gjykues të vendosë cenimet e mëposhtme ndaj të akuzuarit: pika e parë ndalimi arbitrar me 10 vjet burgim, pika e dytë, trajtim mizor me 20 burg, pika e tretë torturë me 25 burgim, pika katër vrasje 33 vjet burgim.

“Rregulli 163 (4) kërkon nga peneli të jep dënim të vetëm që të pasqyrojë tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuarit, sigurisht varet nga veprat penale që të dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen për pikat një deri në katër të marrë së bashku apo me një dënim më të lartë burgimi sesa ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë. ZPS kërkon që t’i jepet të akuzuarit një dënim i vetëm prej 35 vjet burg”, ka thënë prokurori.