Aktualitet

36 raste të reja me koronavirus, nuk ka humbje jete!

36 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 nga 637 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

22 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnjë, Sarandë, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Dimal.

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë, janë 197 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 637

Testime totale 2,003,650
Raste pozitive 332,070
Raste të shëruara 328,279
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Vlorë 15
Fier 12
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë. 2
Durrës 2