Aktualitet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri ish kryetari i komunës Velipojë!

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Ngjarja ka ndodhur  në qendër të qytetit të Shkodrës në afersi të Kishës Ortodokse.

Njoftimi i Policisë;

“Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton Policia.

Vijon …