Celebrities Gossip Showbiz

Capital T zbulon surprizën më të re!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

E duket se në prag fundviti, reperi do të na bëjë një surprizë shumë të bukur duke na sjellë jo vetëm një këngë, por një album të ri. Së fundmi, Kapo na ka zbuluar se ka punuar mbi këtë projekt në heshtje pa i treguar ndjekësve të tij. Megjithatë, ai nuk ka treguar asnjë datë publikimi, por mund të presim për një të dielë në orèn 5 të mëngjesit, ashtu siç na ka zbular Kapo me anë të një Instastory. Albumi më i ri i reperit do të quhet “Heart Broken Kids”.

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet dyshja i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.

Mirëpo, Kapo shpesh e ka mohuar këtë lidhje duke u shprehur se kanë vetëm marrëdhënie profesionale dhe asgjë më shumë, por dyshja çdo herë e më shumë na shtojnë dyshimet. Teksa modelja jeton në ShBA dhe reperi së fundmi po mban një tur koncertesh në Amerikë. Modelja, sigurisht nuk mund të mungonte në koncertin e reperit dhe jo vetëm kaq, por në disa foto të shkrepura gjatë kohës që ai ishte në skenë, Adrola duket vërtet e apasionuar pas tij, teksa nuk ja ndan për asnjë moment shikimin duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës.

Së fundmi, reperi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Elvana Gjatën. “Flakë” ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 11 milion klikime në platformën YouTube.