Aktualitet

Moti i keq “bllokon” Kukësin, rrëshqitje gurësh në Elbasan, edhe Vlora rrezikon përmbytje

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë krijuar një sërë problematikash në të gjithë vendin, duke sjell bllokim, vështirësi dhe mungesa të energjisë elektrike, kryesisht në ekstremet malore, nga veri në jug.

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm kanë fryrë lumin e Shushicës në Vlorë duke bërë që të rrezikojë daljen nga shtrati.

Gjithashtu, për shkak të motit të keq, ura e fshatit Mesaplik në Selenicë ka dalë jashtë funksionit duke bërë që të izolohen 300 banorë.

Qarku Elbasan:

Qarku i Elbasanit ka qenë i përfshirë nga reshje shiu të shumta ku disa herë kanë qenë me intensitet të lartë dhe në lartësi mbi 1000 metra ka pasur reshje dëbore.

Në akset rrugore nacionale ka pasur prani të inerteve e aluvioneve por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve.

Akset janë: Elbasan-Qafë Thanë te kthesat e Murrashit, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Rrogozhinë në segmentin Paper –Bishqem.

Në aksin Librazhd-Steblevë ka prani dëbore 10cm deri 20 cm, kryesisht në segmentin Klenjë- Steblevë.

Pjesa e rrugës Shirgjan Kacivel në Kacivel ka pasur bllokim të njërës anë nga rënia e një masivi dheu.

Prurjet e lumenjve e të përrenjve kanë qenë deri mesatare pa sjellë probleme.

Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për Njësinë administrative Rrajcë e Stravaj, Fidri 3 në njësinë administrative Orenjë e Lunik, si dhe disa kabina ne Njësinë administrative Funar.

Qarku Kukës:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ku dhënë informacion për situatën në rrugë, pas reshjeve të dendura të borës.

Sipas informacioneve: Aksi rrugor Kukës -Arrën i bllokuar.

Aksi rrugor Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, i kalueshëm me pajisje dimërore.

Aksi rrugor Kukës -Shëmri i kalueshëm me pajisje dimërore

Aksi rrugor Kukës- Qaf Tobli, Krumë, i kalueshëm me pajisje dimërore.

Aksi rrugor Bajram-Curri -Valbonë i kalueshëm me pajisje dimërore.

Aksi rrugor Bajram-Curri -Lekbibaj i kalueshëm me padisje dimërore.

Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme.

Njoftimi zyrtar i Autoritetit Rrugor Shqiptar

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.

Më tej ARRSH njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.

Ndërkohë, sipas ARRSH-së, nuk ka probleme me qarkullimin, por sërish u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes.