Celebrities Film & Tv Gossip

Tom Holland ndaje mendjen, do apo nuk do të prezantosh ‘Oscar’?

Mesa duket Tom Holland do të prezantojë ‘Oscar’. Aktori 25-vjeçar i “Spider-Man: No Way Home” është i rezervuar dhe i zënë për momentin, por i pyetur në një intervistë me “The Hollywood Reporter” nëse do të thoshte po për organizimin e çmimeve të Akademisë 2022 nëse i afrohej, ai tha se do të bënte të pamundurën. Por në fillim, Holland mendoi se orari i tij mund të ishte shumë i ngjeshur.

Ndoshta në të ardhmen, por sinqerisht jam shumë i zënë tani. Nuk kam kohë. Kam një turne për shtyp me “Uncharted” për të bërë, dhe më pas filloj xhirimet në fillim të marsit për këtë shfaqje televizive që do të më marrë shumë kohë dhe është padyshim roli më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Kështu që ndoshta një ditë në të ardhmen, por jo, jo tani. Sinqerisht, thjesht nuk kam kohë. Dhe ju e dini se unë do të doja ta bëja këtë më pëlqen kjo lloj gjëje, më pëlqen të vihem nën presion dhe të bëj gjëra që nuk ndihem rehat t’i bëj. Kështu që unë jam i interesuar për të, por thjesht nuk kam kohë .

Sipas THR, Holland u thirr përsëri dy minuta pas përfundimit të intervistës për të tërhequr atë  deklaratë që bëri.

Thjesht doja të tërhiqesha shpejt nga ajo që thashë. Ti më pyet për Oscar, ti je personi i parë që e përmend këtë dhe unë jam ulur këtu duke të të thënë “Sigurisht që unë do të prezantoja Oscars!’ Sapo shkova në tualet dhe po shikoja veten në pasqyrë dhe isha si, ‘Cili lloj idioti nuk do të dote të prezantonte Oscars?Pra, po, nëse më kërkojnë, do ta bëja dhe do të ishte shumë argëtuese. Do të më pëlqente shumë.

Holland shpjegoi gjithashtu nëse do të dëshironte të drejtonte shfaqjen e çmimeve i vetëm apo me një partner.

Me apo pa partner nuk më intereson. Nëse do të kisha në krahë dikë që dua do të ishte edhe më mirë. Mendoj se një përvojë e përbashkët është gjithmonë më e mirë se një përvojë vetëm. Unë jam i kënaqur me të dyja, por do të ishte një mbrëmje shumë argëtuese, jam i sigurt shumë stresuese, por do të ishte shumë argëtuese.

Për sa i përket pjesës nëse ai do të kërkont yllin Zendaya për të bashkë-prezantuar shfaqjen e madhe të ndarjes së çmimeve, ai tha se:

Unë mund të përgjigjem për të por edhe sa i përket përgjigjes së saj, nuk jam shumë i sigurt.