Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema na bën nostalgjikë në këtë prag festash!

Dojna Mema njihet për postimet dhe deklaratat e saj pa filtra në rrjete sociale. Prezantuesja asnjëherë nuk ngurron të thotë atë që mendon dhe shpeshherë ndan me ndjekësit copëza nga jeta e saj private. Së fundmi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Dojna është bërë paksa nostalgjike, teksa ka kujtuar fëmijërinë e saj në këtë prag festash.

Sa herë dua të kthehem në një kujtim të bukur që më bën të ndihem e sigurt, gjithmonë do të udhëtoj prapa në kohë, për çdo Krishtlindje e Vit të Ri në fëmijërinë time. Me sytë plot xixa kur hapja dhuratat, gjelin që e fshihja në dollap se nuk doja ta gjenin, pemën që mbetej pasioni i sime mëje dhe babin që mes sallatës ruse e përgatitjeve të darkës, vinte muzikë e më merrte të kërcenim. Festat do të mbajnë gjithmonë aromë familjeje, ndryshe s’do të ishin kaq të dashura.

Po ju, a ndiheni nostalgjikë si Dojna në këto ditë festash?

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari e tekstshkruesi Vlashent Sata prej kohësh janë në një lidhje romantike. Ata duket se kanë një raport shumë të shëndetshëm teksa herë pas here, ngrohin zemrat e fansave me foto të mrekullueshme së bashku e me dedikime tepër romantike për njëri-tjetrin. Dyshja nuk i kursejnë imazhet me njëri-tjetrin.

Dojnën tanimë që prej fillimit të “Big Brother VIP” e shohim çdo të dielë në emisionin e quajtur ‘Fan Club’ në “Top Channel”, një program që ka të bëjë me “Big Brother VIP” ku diskutohet çdo e re mbi këtë ‘reality-show’ dhe është i ftuar çdo banor/e që lë shtëpinë. Kjo është një nga eksperiencat e shumta që prezantuesja ka në ekran dhe së fundmi e ftuar në ‘Live from Tirana’ ka treguar se marrëdhënia e saj më të parit programin e ‘Big Borther’-it  është shumë e hershme për arsyen se ajo e quan veten edhe si një fanse e vjetër pasi pëveçse e ka ndjekur emisionin shqiptar ajo ka ndjekur edhe ‘Grande Fratello’-n italian.