Rajoni

38 viktima dhe 3.251 raste të reja me Sars-Cov2 në Kroaci

Kroacia raportoi 3 mijë e 251 raste të reja me Sars-Cov2 në 24 orët e fundit dhe 38 viktima. Shifrat bëhen me alarmante pas rritjes së numrit të pacientëve nëpër spitale, gati 2 mijë. Vendi ballkanik pritet të ashpërsojë në vijim masat anti-Covid, duke kufizuar oraret e lëvizjes.

Ndërkohë të premten në Turqi hyjnë në fuqi masat e reja më të ashpra kundër pandemisë. Ato përfshijnë vendosjen e një karantine të pjesshme gjatë fundjavës dhe kufizime të orareve të restoranteve dhe bareve e parukerive që do të punojnë në fashën kohore 7.00-17.00.

Gjithashtu do të mbyllen kinematë deri në fund të vitit, dhe shkollat fillore do ta zhvillojnë mësimin në distancë. Deri tani në Turqi kanë humbur jetën nga koronavirusi rreth 12 mijë persona.