Sociale

Sërish viktima dhe raste të shumta me COVID; Tirana qyteti me më shumë të prekur

1549 raste të reja me koronavirus raportohen në 24 orët e fundit në vend. Fatkeqësisht janë 6 persona që e humbën betejën me infeksionin e rëndë, ndërsa lajm i mirë është shërimi i 1794 qytetarëve. Në total prej fillimit të pandemisë janë 227,629 persona të shëruar nga Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 23,168 pacientë aktivë me sars-cov2. Sa i përket qarqeve ku koronavirusi është më dominues, Tirana është zona me numrin më të lartë të të infektuarëve, e ndjekur nga Shkodra, Vlora, Durrësi e Saranda.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë lidhur me situatën epidemiologjike dhe njofton se janë shënuar 1549 raste të reja me Covid.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor gjashtë qytetarë humbën jetën si pasojë e Covid: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Kruja 85 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë 23,168 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa janë shëruar 1794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227,629 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1549 qytetarë, në këto bashki:

705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnje, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamëz, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Gramsh, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Patos, Skrapar, 8 në Memaliaj, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, nga 6 qytetarë në Belsh, Delvinë, Dibër, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Divjakë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Përmet, Himarë, Selenicë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Prrenjas, nga 1 qytetar në Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq.

Statistika (27 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1549
Të shëruar në 24 orë 1794
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5662

Testime totale 1,648,753
Raste pozitive 254,126
Raste të shëruara 227,629
Raste Aktive 23,168
Humbje jete 3,329

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10857
Fier 1900
Shkodër 1858
Vlorë 1449
Elbasan 1423
Durrës 1257
Gjirokastër 1210
Korçë 930
Berat 917
Lezhë 826
Kukës 314
Dibër 227