Celebrities Live From Tirana Music

4 këngët e preferuara të Isli Islamit!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio moderatori i njohur Isli Islami për të na folur rreth 4 këngëve të tij të preferuara. Njihuni me to:

1.Elisa/ “O Forse Sei Tu”

Elisa tekstet e këngëve të saj i ka të fuqishme, të sinqerta, të veçanta. Tekste që flasin bukur dhe mua më pëlqen jashtëzakonisht shumë.

2.Brooke Frase/”Something In The Water”

Brooke Frase është një artiste nga Zelanda e Re, e stacionuar në Los Angeles. Bën muzikë moderne të krishterë, është jashtëmase e talentuar. Kënga e saj “Something In The Water” ka bërë xhiron e botës para disa viteve. Zëri i bukur i saj të arrin drejt e në shpirt.

 

Isli na flet pak më shumë rreth pasionit të tij për muzikën:

Unë jam pjesë e muzikës, kam mbaruar për muzikë, këndoj çdo të diel në Kishë, publiku nuk më sheh shpesh, unë e ezauroj këtë pasion timin. Unë këndoj në korin e Kishës çdo të diel. Kisha është shtëpia ime e dytë. 

3.Duncan Laurence/”Arcade”

Kënga është edhe shumë intime, personale, kjo ndjesi më jep edhe kënga fituese në Eurovision e artistit Duncan, një djalosh i talentuar që arriti të fitonte një ‘talent show’ dhe më pas Eurovisionin.

4.Giorgia/”È l’amore che conta”

Giorgian dhe Elisan nuk i ndaj dot, e preferoj shumë muzikën e saj. Kam një listë të gjatë të këngëve të preferuara nga kjo artiste por po zgjedh këtë sepse jep edhe një mesazh të fortë mbi dashurinë.