Celebrities

40 vjet nga dasma e princit Charles dhe Dianës, përrallës me fund jo të lumtur!

Ishte 29 korriku i vitit 1981 kur princi Charles dhe Lady Diana u bënë burrë e grua në të parën martesë mbretërore, të transmetuar në televizonet botërore. 750 milionë telespektatorë dhe mbi 600 mijë kuriozë jashtë dyerve të Katedrales St Paul të Londrës ndoqën eventin.

Martesa mes tyre i kishte të gjitha tiparet e një përralle të bukur, sigurisht që në fillim se përfundimi rezultoi shumë larg klasikes “jetuan të lumtur përgjithmonë”.

Imazhet e Dianës që hynte në kishë, në atë kohë pak më shumë se 20-vjeçe, bënë historinë. Me fustan të bardhë e një vello 7 metra, që 40 vjet më parë përbënte rekord e nuk ishte parë në një martesë mbretërore, Lady D-në e priti princi i kaltër, Charles, në uniformë ushtarake.

Zyrtarisht, çifti u fejua më 24 shkurt po të vitit 1981. Deri atëherë e kishin takuar njëri tjetrin vetëm 12 herë ndërsa gjërat e përbashkëta mes tyre ishin të pakta.

Propozimi nuk ka qenë ndër më romantikët siç do të tregonte vite më vonë princesha e Uellsit.

Mendoja se ishte shaka! Shpërtheva në të qeshura e thashë ok!

As shenjat nuk ishin të mira. Charles i tha një mikut të tij se “bëri zgjedhjen e duhur për vendin”.

E ashtu si Charles i cili “qante” në dritaren e Buckingham Palace natën para ceremonisë, edhe Diana kishte dyshimet e saj por pavarësisht të gjithave, eventi ishte perfekt.

Një vit më pas, në 1982 lindi William, djali i parë i çiftit e në 1984-ën, Harry.

Pas divorcit nga Charles në 1995-ën, Diana tregonte:

Ishim tre, një martesë e populluar!

Një referencë për marrëdhënien e bashkëshortit me Camilla Parker Bowles, dikur mes të ftuarve të dasmës e tashmë prej vitesh, bashkëshortja e dytë e princit Charles.