Sociale

Kriza e çmimeve, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i përgjigjet Erion Braçes: Shtrenjtimi i qumështit do të ndikojë për mirë tek fermerët

Ministrja Frida Krifca tha sot se kriza ekonomike ka prekur edhe bujqësinë, por nuk pranoi se fabrikat e prodhimit të qumështit janë në prag falimenti.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverfisë, Krifca u shpreh se rritja e çmimit të qumështit do të ndikojë për mirë tek fermerët. Sa i takon imputeve bujqësore ministrja tha se janë të varur nga çmimet ndërkombëtare dhe kjo është e pashmangshme. Krifca shtoi se fermerët shqiptarë mbulojnë 95% të nevojave të vendit me qumësht dhe se ka shumë pak import.

“Kriza ka prekur dhe bujqësinë. Jemi përballë rritjes së çmimeve të imputove. Qeveria u është gjendur fermerëve këtë vit si asnjëherë tjetër me buxhetin më të madh të vënë ndonjëherë në dispozicion.

Sa i takon imputeve bujqësore ne jemi fatkeqësisht të varur nga çmimet ndërkombëtare. Gruri ka nevoja për ujitje dhe kemi bërë investime të qenësishme. Sot ne kemi fabrika përpunimi të qumështit, që kanë standarde ndërkombëtare. Sjellin produkte cilësore.

Çmimi i fermerëve është rritur siç janë rritur edhe çmimet e tjera. Më vjen mirë që çmimi për ta është rritur. Ne plotësojmë 95% të nevoja të vendit për qumësht. Nuk kam dijeni se fabrikat janë në rrezik. Hap pas hapi aty ku ka nevojë të mbështete sektori jemi këtu. Duhet të shikojmë parashikimin e mbjelljeve. Nuk kemi indikatorë që po prodhohet më pak”, u shpreh ajo.

Sakaq, Frida Krifca publikoi sot një urdhër në lidhje me ruajtjen e niveleve të kapjes së peshkut krap. Ministrja tha se tani është periudha e shumimit të krapit nëpër liqene dhe nuk duhet gjuajtur pasi kjo dëmton këtë lloj peshku.

Braçe: Gruri në pikën kritike; fermerëve i duhet nafta për vaditje, kanë dhe ankthin e çmimit

Në vazhdimësi, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për skemën e karburantit për bujqësinë duke thënë se është e domosdoshme për fermerët pasi gruri ka arritur në pikën kritike.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Braçe tha se fermerëve i duhet nafta për vaditje me pompa, si dhe plehu për fazën e fundit të prodhimit. Ndër të tjera shkruan se kanë ankthin e çmimit, nuk dinë me çfarë çmimi të shesin grurin.

“Gruri në pikën kritike; Fazene e kallirit! Kërkon ujë e me çdo mënyrë dhe plehra kimike të lira. Duhet që gruri të plotësojë kokrrën!

Atëherë; këtu jemi tek Arbri në Bashtovë, përballë nesh po e njëjta ekonomi; ka 25 hektarë me këtë grurë, 23 lekë plehra kimike për kilogram i ka shkuar deri tani.

Atëherë; I duhet nafta për vaditje me pompa, I duhet plehu i lirë për fazën e fundit të prodhimit. Aaaa ka edhe më;

Është në ankthin e tmerrshëm të çmimit; Me sa do ma marrin, jo me sa do e shes! Me çmimin e vjetshëm nuk do marr as lekët e mia! 31 vjeç, bën këtë punë të vështirë e nuk meriton këtë ankth.”, shkruan ai.