Celebrities

Gazetari i CNN për kryeministrin e ri të Australisë: Ai është arbëresh si unë

Mbiemri i kryeministrit të ri australian Anthony Albanese, në italisht rezulton të jetë “shqiptar” dhe britanikja The Guardian shkruan se ky term në Italinë jugore përdoret për të përshkruar një të ardhur nga Shqipëria.

Për origjinën e kreut të ri të qeverisë në Australi, foli edhe gazetari i njohur i CNN-it, Andrew Kaczynski. Në një postim në Twitter, Kaczynski ka shkruar se Albanese është shqiptar i Italisë, duke shtuar se edhe ai është arbëresh.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski.