Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

4300 të vdekur në Indi nga “Fungusi i Zi”, preken pacientët e COVID-19!

“Fungusi i Zi” ose thënë ndryshe “Kërpudhat e Zeza” sëmundja infektive ka shkaktuar më shumë se 4300 të vdekur nga në Indi. Epidemia shihet në rritje dhe sipas raportimeve preken kryesisht pacientët e COVID-19.

“India ka raportuar 45.374 raste të sëmundjes infektive të rrallë e të rrezikshme të mukormikozës ose ndryshe fungusi i zi“, -ka njoftuar ministri i shëndetësisë Mansukh Mandaviya.

Sëmundja prek hundën, sytë e nganjëherë dhe trurin sipas tij në një kohë përafërsisht prej 12-18 ditë pas shërimit nga COVID-19.

Ministria tha se gjysma e të infektuarve janë ende duke marrë trajtim. Doktorët besojnë se fungusi infektues ka lidhje me steroidët që përdoren për trajtimin e COVID-19, dhe bën më të rrezikuar diabetikët.

Steroidët përdoren për reduktimin e inflamacionit në mushkëri të shkaktuar nga COVID-19 dhe duket se kufizojnë disa nga dëmet që mund të ndodhin kur sistemi imunitar i njeriut kalon në super-aktivitet gjatë luftës kundër koronavirusit.

Por ato gjithashtu reduktojnë imunitetin dhe rrisin nivelet e sheqerit në gjak, si për pacientët diabetikë dhe ata jo-diabetikë, të COVID-19.

Kjo rënie e imunitetit besohet se shkakton rastet e mukormikozës te diabetikët, ose të individët me sistem imunitar të kompromentuar, siç janë ata me kancer apo me virusin HIV/Aids.

Një injeksion anti-fungal është aktualisht i vetmi mjekim ndaj sëmundjes, thonë doktorët indianë. Dy shtetet indiane më të prekura janë Maharashtra e Gujarat, ku 1,785 njerëz raportohet se kanë vdekur nga mukormikoza.

Dr. Raghuraj Hegde kirurg syri në Bangalore i cili ka trajtuar disa pacientë të tillë tha për rrjetin BBC se ka pasur “nënvlerësim të numrit të infektimeve dhe vdekjeve” nga kjo sëmundje.

“Zakonisht vdekjet nga mukormikoza ndodhin disa javë ose muaj pas infektimit me koronavirus. Sistemet tona aktuale nuk i kanë përpunuar ende me saktësi të dhënat Rastet mund të jenë në shifra të pasakta pasi ka qenë i vështirë diagnostikimi i tyre në spitalet e vogla të vendit dhe në zonat rurale”- shtoi doktor Hegde.

Autoritetet thonë se shumë pacientë kanë vdekur pa arritur në spital dhe një numër pacientësh të trajtuar e të shëruar kanë pësuar rikthim të sëmundjes.

“Kemi parë pacientë që u trajtuar në mënyrë agresive kundër sëmundjes, por u rikthyen në spital me infeksion të përsëritur, me sëmundjen e përhapur në sy ose në tru”, tha kirurgu për rrjetin BBC.