Celebrities Horoskopi Live From Tirana

Parashikimi për shenjat e Ajrit për muajin qershor nga astrologia Meri Gjini!

Sot në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar në studio astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo foli për parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin qershor 2022. Meri na foli pjesën e parë specifikisht për shenjat e Zjarrit, të Ujit dhe të Tokës. 

Vijojmë me shenjat e Ajrit:

Ujori:

Saturni në të kundërt mund të shërbejë shumë mirë për ata që duan përgjegjësi të mëdha ndërsa për të tjerët do të rezultojë shumë lehtësues jo vetëm në punë por kudo. Është muaj i mirë për çështje që kanë të bëjnë me fizikun sepse ka zgjidhje të rëndësishme dhe përmbyllëse edhe në problematika të mëdha. Muaj i mirë për të bërë lëvizje të vogla ekonomike por jo me njerëz që ndodhen shumë lart tyre. Planeti i fatit i favorizon, janë të mbrojtur nga Piramida energjiake e Universit.

Peshorja

Duan të bëjnë debate javën e parë dhe duan të bëjnë sherr ditët e fundit por kjo e justifikuar me një sens drejtësie. Harrojnë që drejtësia jote jo detyrimisht është e imja dhe këtu ka pak ngatërresa. Kanë përballë tyrë Marsin dhe Jupiterin, duhet të lënë pas paragjykimet dhe të fokusohen se çfarë zhvillimi duan të kenë në drejtim të profesionit. Të lindurit në 10 ditshin e parë të muajit do të kenë bashkëpunime të mira, të tjerët do të duhet të dinë ta shfrytëzojnë me logjikë.

Binjakët

Me një brishtësi në mënyrën se si ndihen apo në raport me gjërat që kanë bërë apo që duan të bëjnë, ditët e para të muajit me Hënën e re të mbartur tek ata tek Maji dhe në ditët e fundit me Hënën e re te Gaforrja. Një brishtësi që mund të dalë më grindje të vogla por në datën 13 Qershor kur Mërkuri të futet tek ata në trekëndësh me planetin e fatit do të bëjë të mundur që të marrin atë çfarë dëshirojnë. Do të rezultojë të jetë muaji i tyre, përsa kohë Dielli do të jetë tek ata deri më datën 21 Qershor. Dielli siguron që do të jenë mirë, ardhja e Mërkurit do t’i japë rol protagonizmi. Për lëvizje të mëdha do të ishte mirë të projektonin nga korriku e në vazhdimësi, të mos kenë shkëputje të mëdha nga ana profesionale. Vëmendja te puna nga 3 në 27 Qershor ndhe sidomos 13 me 27 Qershor. Sa i përket emocioneve, pjesa më e madhe e muajit do të jetë e mirë.