Aktualitet

Në një javë, 765 shoferë gjobiten në Fier për tejkalim të normave të shpejtësisë

Ndëshkohen shoferët e papërgjegjshëm në Fier. Rreth 1993 figurojnë të gjobitur, ndërsa 19 të tjerë vihen nën hetim gjatë një javë. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Në një javë, 19 shoferë janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, të cilët janë vendosur nën hetim.

Gjithashtu janë gjobitur 1993 drejtues mjetesh, prej të cilëve: 765 janë gjobitur për tejkalim të normave të shpejtësisë.

169 janë gjobitur për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

162 janë gjobitur për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Si dhe janë vendosur 380 gjoba për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 103 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 36 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 458 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, gjithashtu vazhdon me apelin për respektimin e rregullave të qarkullimit.