Bota

COVID-19/ Bie numri i infektimeve, 5 raste në 24 orë!

Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid19 gjatë 24 orëve, nga 92 testime që janë kryer gjithsej.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë personat e infektuar janë në këto qytete: 3 në Tiranë, 2 në Mallakastër.

Gjithsej janë 173 qytetarë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim tre pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete dhe janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,267 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 92

Testime totale 2,003,013
Raste pozitive 332,034
Raste të shëruara 328,267
Raste Aktive 173
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 125
Vlorë 16
Fier 10
Gjirokastër 9
Durrës 4

Elbasan 3
Berat 3
Shkodër 1
Lezhë 1
Dibër 1