Food & Drink Health & Beauty

5 arsye pse duhet të pini më shumë çaj!

Të gjithë i njohim efektet pozitive të çajit në shëndetin tonë kundër gripit dhe të ftohurit, i cili është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat janë antibakteriale që veprojnë si anti-inflamatorë. Ekspertët nga universitetet kryesore amerikane, duke përfshirë Harvard dhe Johns Hopkins, e renditën çajin të dytin pas ujit si pije të shëndetshme. Ju njohim me 5 arsyet se pse duhet të pini më shumë çaj.

1. Mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Në një studim të botuar në Arkivin e Mjekësisë së Brendshme në SHBA, u zbulua se nëse konsumoni një deri në dy filxhanë çaji të zi në ditë ul rrezikun për arteriosklerozë me 46% dhe nëse pini më shumë se katër filxhanë në ditë ul rrezikun me 69%. Gjithashtu u zbulua se personat që pinin çaj, kishin më shumë gjasa t’i mbijetonin një sulmi në zemër.

2. Forcon imunitetin

L-theanina, një substancë që gjendet në çaj, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon trupin e njeriut të largojë infeksionet nga bakteret dhe viruset e ndryshme. Hulumtimet e publikuara në revistën shkencore “PNAS”, treguan se njerëzit që pinin pesë filxhanë çaj të zi në ditë, katërfishuan nivelet e interferonit, i cili është një sistem mbrojtës natyror. Gjithashtu, u vu re se ndryshe nga çaji, kafeja nuk ndikoi në nivelet e interferonit.

3. Shmang krijimin e gurëve në veshka

Një studim i vitit 2019 i botuar në revistën “Urology” zbuloi se konsumuesit e rregullt të çajit kishin një rrezik dukshëm më të ulët të gurëve në veshka sesa njerëzit që nuk pinë çaj. Efekti mbrojtës ishte më i theksuar te meshkujt sesa te femrat.

4. Ndikon pozitivisht në shëndetin e kockave

Çaji duket se ka një efekt mbrojtës kundër osteoporozës. Hulumtimet e botuara në revistën “Medicine” zbuluan se konsumimi i rregullt i çajit redukton rrezikun për osteoporozën. Gjithashtu, u zbulua se gratë në post-menopauzë që pinë një filxhan çaj çdo ditë, kanë densitet mineral më të lartë të kockave sesa ato që nuk pinë.

5. Përmirëson shëndetin e zorrëve

Flavonoidet që gjenden në çajin e zi apo jeshil mund të rrisin sasinë e bakterieve të mira dhe të ulin sasinë e bakterieve të dëmshme të mikrobiomës së zorrëve, një nga sistemet kyçe shëndetësore të mbrojtjes në trup.