Film & Tv Live From Tirana

5 filmat që duhet të shihni patjetër sipas, Amos Muji Zaharia

Pjesën e dytë të së mërkurës artistike ne ja dedikojmë kinemasë dhe të gjithë fanatikëve të filmave dhe këtë herë për të na dhënë sugjerimet e tij ishte aktori i famshëm Amos Muji Zaharia.

Ai tha se është përpjekur të gjejë zhanera të ndryshëm ku përfshihen edhe filma shqiptarë.

5. “3 Iron” (2004)

“Filmi në fjalë tregon historinë e një djali që jeton në shtëpitë e të tjerëve dhe njihet me një vajzë. Është një histori dashurie që na shpërfaqet thuajse vetëm me dialog verbal. Në përgjithësi kinemaja aziatike i ka shtuar vlerat asaj botërore.”

4. Hereditary (2018)

“Mua më pëlqen shumë zhaneri i horrorit megjithëse vitet e fundit duket se nuk të krijojnë më adrenalinë. Këtë film ama kur e pash për herë të parë u çudita, pas shumë kohësh pash një film që i përshtatet më së miri zhanerit të vet.”

3. Lule te kuqe, lule te zeza (2003)

“Për mendimin tim ky është një ndër filmat autorë më të mirë pas viteve ’90 është i rrallë në llojin e vet në Shqipëri. Do të doja të kishte më shumë filma të tillë në vend.”

2. SE7EN (1995)

“Më pëlqen shumë sepse bazohet në 7 mëkatet e Shën Thomait që e kanë portretizuar mjaft mirë në një film thriller. Pasojat që ka gjithësecili falë mëkateve të bën të reflektosh edhe për gabimet apo mëkatet e tua. Personazhet janë linear nuk kanë shumë surpriza, këto të fundit ja kanë lënë antagonistit.”

1. The Sacrifice (1986)

“Ky është një klasik që vjen nga një regjisor (Tarkovsky), që nuk i vjen më kinematografisë. Ai ishte unik dhe i vetmi që mund ta kthejë poezinë në një realizim kinematografik dhe kjo gjë më pëlqen shumë. Ky film është nga ata që të provokon mendime.”