Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

5 këngët e preferuara të Eraldo Rexhos!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar gazetari i njohur Eraldo Rexho për të na treguar 5 këngët e tij të preferuara:

1.Sting-“Englishman in New York”

Është një këngë që më është fiksuar dhe e kam dëgjuar shumë në Fakultet, e bëja rrugën me këtë këngë. Gjithë miqtë e mi kur e dinin që nuk isha në terezi më dërgonin këtë këngë për të më ndryshuar humorin. Një nga këngët që dua më shumë. E kam në listën timë të udhëtimeve me avion.

2.Manjola Nallbani-“Kur e humba një dashuri”

Në vitet e fundit kjo kënga duke qenë se artisten e kam shumë mikeshë, kjo këngë është pjesë e çdo feste times. Nëse kthehemi shumë pas në kohë, në 25 vite para, videoklipi im i parë ka qenë më këtë këngë. Ka qenë kënga që më identifikonte në çdo festë familjare, dilja dhe e këndoja. Unë ja kam treguar Manjolës se sa shumë e këndoja këngën e saj dhe ishte dashuri me shikim të parë edhe nga ana e saj ndaj meje për faktin që e doja shumë këngën. Kemi një shoqëri shumë të shëndetshme, jemi prej 10 vitesh miq.

3.Andrea Bocelli-“Love in Portofino”

Me Portofinon kam një histori paksa të dhimshme të një shoqeje që nuk jeton më, Adelën. Një nga këngët që ne e dëgjonim më shumë bashkë në zyrë. Adela ishte ajo që më shoqëronte kudo.

4. Irma & Eranda Libohova-“Nuk e harroj”

Ajo që më lidh me këtë këngë janë rrugët e atdheut.(qesh). Unë shkoj me këngë gjithandej, kjo është ideja. Motrat Libohova i kam shumë të dashura së bashku dhe veç e veç. I kam mikesha shumë të dashura. Kur isha i vogël isha Irma Libohova. I vetmi element që më lidhte me Irmën ishin flokët e shkurtër.(qesh) Janë dy artiste që për mua janë ikona në skenë pas Jonida Maliqit. Vishen shumë bukur, në muzikë nuk kanë bërë shumë gabime, futen tek artistet që kanë kënduar disa rryma. Je kuriozë gjithmonë për t’i dëgjuar.

5.Kungs-“Never going home”

Më lidh që nuk shkoj në shtëpi.(Qesh) Unë nuk jam njeri që bredh shumë, i bëja i vogël dhe tani nuk është se më pëlqen më jeta e natës. E shijoj më shumë të bëj muhabet se sa të rri të harbohem nëpër clube. E kam kaluar në adoleshencën e hershme këtë fazë kështu që e kam ezauruar. Me këtë këngë bëra koreografinë në ditëlindjen time dhe angazhova 100 të ftuarit të kërcenin bashkë me mua.(qesh)

Rryma muzikore ku i flen shpirti Eraldos?

Unë vdes për muzikën popullore. Edhe kur jam i mërzitur apo i gëzuar dua të dëgjoj këtë muzikë. Është rryma që kam më shumë qejf ta dëgjoj, ta kërcejë, të këndojë. Më jep ndjesi shumë të mira.