Celebrities Music Showbiz

5 këngët e preferuara të Kamela Islamaj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja e njohur Kamela Islamaj për të na treguar 5 këngët e saj të preferuara:

1.Spice Girls – “Wannabe”

Kjo këngë ka dalë në vitin ’96. Ne e dimë që viti ’97 ishte shumë i vështirë dhe një nga mënyrat e vetme për të dëgjuar muzikë ishte radio dhe kjo këngë ishte në vend të parë, ndër më të transmetuarat dhe duke qenë se ishim të gjithë të mbyllur në shtëpi nga kjo këngë kujtoj kohët më të bukura me motrën time, kur kërceja me të.

2.Alanis Morissette-“Ironic”

Më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës qëkur kam dalë në skenë ndër herët e para. E këndoj me qejf. Kënga e parë që kam kënduar në një emision televiziv, me këtë këngë jam prezantuar te ‘Ethet e së premtes’ dhe në çdo ‘live’ timin për të paktën 10 vite e kam kënduar kudo, në shumë versione.

3.Lauryn Hill-“Ex-Factor”

Lidhja ime me Lauryn Hill është e hershme që nga filmi “Motrat gazmore”. Një nga daljet e saj të para si aktore ka qenë te ky film dhe më pas u bë filmi im i preferuar. Në vitin ’99 ajo nxorri albumin dhe në 20 vjetorin e albumit unë ja dola që të shkoj ta shikoj live. Këngët e saj kanë një impakt të rëndësishëm se ku do të drejtohesha muzikalisht. Unë do ta falenderoj gjithë jetën Lauryn edhe pse ajo nuk më njeh.(qesh)

4.Erykah Badu-“Certainly”

Frymëzohem, i dëgjoj me një vesh ndryshe dhe i këndoj me një gojë ndryshe këngët e saj.

5.Skunk Anensie-“Weak”

Deri para pak kohëve kam qenë e dyzuar se në çfarë lloj muzike doja të qëndroja. Është një nga grupet e mia të preferuara muzikore dhe e dëgjoj me dashuri të madhe. “Weak” më shoqëronte kur nuk isha shumë e lumtur dhe në periudhën që e kam dëgjuar nuk kam qenë e lumtur dhe ‘Weak’ më personifikonte.