5 lajmet më të klikuara në web-in e Top Albania Radio për vitin 2021!

Siç dihet tanimë, Top Albania Radio është një nga portalet që ju ka servirur përgjatë gjithë vitit 2021, lajmet më të fundit, aktualitete, lajmet rozë nisur nga ato më të zakonshmet e duke vazhduar te ato më ‘bombë’. E në një larmi të tillë lajmesh, padiskutim që edhe 5 më të klikuarat nuk kanë dhe aq shumë ngjashmëri me njëra- tjetrën.

Më poshtë ju kemi renditur 5 lajmet më të klikuara të ndjekësve të Top Albania Radio për vitin 2021!

Njihuni me 5 simptomat e variantit Delta!

Nuk mund të mendohej që në krye të listës të mos ishte një lajm që ka të bëjë me pandeminë. Çdo variant i ri apo sadopak informacion ishte i vlefshëm për të gjithë. Ky lajm zë vendin e parë me plot 38782 klikime.

Murati braktis Sindin gjatë takimit! Ja pamjet e papublikuara ende…

E padiskutim që nuk mund të mungonte edhe programi ikonik “Për’Puthen” me një nga momentet më ‘pikante’ me 19343 klikime.

Dua Lipa ndodhet me pushime në Shqipëri, por çfarë komenti ka vjehrra e saj për këtë?

Klikimet dhe këtë renditje në listë e ka marrë vetë Dua apo shqiptarët duan shumë të dinë se çfarë mendon vjehrra? Ne besojmë se është Dua, por asnjëherë nuk i dihet… Ky lajm ka plot 18372 klikime.

Bearti ka kërcënuar Tean?! Gjendja qenka serioze…

Sërish “Për’Puthen”! Një nga momentet që padyshim përkufizon vitin 2021 është edhe situata me Bean dhe Beartin. Besojmë se nuk e keni harruar, pasi është një ngjarje që nuk kalon aq lehtë… Ky lajm zë vendin e katërt me 11452 klikime.

Biftekun e shet 1 mijë euro ndërsa kuzhinierët i paguan sa çmimi i një pureje patateje. Bëhet fjalë për “Salt Bae”…

E kur ju thamë se lajmet nuk kishin asnjë ngjashmëri me njëra- tjetrën e kishim shumë seriozisht… Kur bëhet fjalë për çmime ‘të kripura’ dhe RROGA, padyshim që kemi një lajm shumë të klikuar me 9600 shikime.