Health & Beauty Lifestyle

4 mënyra për të përmirësuar rutinën tuaj të mëngjesit!

Ndonjëherë, pavarësisht sa mirë flini, zgjimi nuk është i lehtë. Pagjumësia, streset e ditës dhe oraret e zgjatura në punë mund të na bëjnë që në mëngjes të mos zgjohemi dot. Por ju mund ta bëni mëngjesin tuaj pak më të lehtë duke marrë këto sugjerime për të përmirësuar rutinën tuaj dhe për të nisur ditën plot pozitivitet.

1-Lëreni telefonin tuaj jashtë dhomës së gjumit

Të gjithë mund të shpenzojmë më pak kohë para ekranit, veçanërisht kur përpiqemi të flemë gjumë. Mund të jetë relaksuese për ju të qëndroni në rrjetet sociale disa çaste para se të flini por, ekspozimi ndaj dritës së telefonit në fakt e bën më të vështirë për ju që të largoheni prej tij.

Studiuesit kanë zbuluar se drita blu e emetuar nga telefonat, tabletët dhe televizorët, bllokojnë hormonin e gjumit të quajtur melatonin, duke ju bërë të ndiheni vigjilent në vend të përgjumjes. Një mënyrë për të ndaluar përdorimin e telefonit tuaj përpara se të flini është ta zhvendosni atë jashtë dhomës suaj të gjumit. Provoni ta lini telefonin në një dhomë tjetër për të reduktuar tundimin për të përdorur celularin.

2-Provoni të zgjoheni me një dritë të butë

Në vend që të përdorni telefonin tuaj për t’u zgjuar në mëngjes, zgjohuni me një dritë të butë që rrezaton nga një prej këtyre pajisjeve të mrekullueshme. Orët e alarmit të lindjes së diellit imitojnë diellin duke emetuar ndriçim të ulët LED për t’ju zgjuar butësisht edhe nëse keni fjetur në një dhomë gjumi krejtësisht të errët. Hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi joinvaziv i dritës, ju ndihmon të zgjoheni më lehtë nga gjumi, në mënyrë që mëngjeset të mos ndihen aq të papritura apo të nxituara.

3-Bëni disa ushtrime të thjeshta për trupin tuaj

Pasi qëndroni të palëvizur për tetë orë, sigurohuni që gjaku të rrjedhë dhe të lëvizni trupin tuaj. Uluni në shtrat, lëvizni qafën majtas-djathtas dhe më pas lëvizni muskujt duke bërë disa ushtrime për trupin. Këto lëvizje të lehta mund të lehtësojnë dhimbjet e tensionin në kyçet dhe muskujt tuaj, duke çliruar çdo stres të mbetur dhe duke parandaluar dhimbjen e qafës ose të shpinës që mund të prishin mëngjesin tuaj.

4-Bëni plane për ditën tuaj

Pavarësisht nëse preferoni ditarin, meditimin, ecjen ose diçka tjetër, disa minuta pasi të dilni nga shtrati përgatisni kafen e mëngjesit, gjeni një vend të qetë në shtëpinë tuaj, qëndroni me rroba komode dhe lërini mendimet tuaja të rrjedhin. Përdoreni këtë kohë të çmuar për të menduar me qetësi, për të bërë disa plane për ditën tuaj dhe për të qëndruar të qetë nëse keni një ditë të ngarkuar.