Health & Beauty Lifestyle

5-së vajra esencialë që do të përmirësojnë stilin tuaj të jetesës

Një parfum i mirë mund të të ndryshojë tërë rrjedhën e ditës, të të sjellë në humor dhe gjithçka të të
duket edhe më e bukur. Por, të gjesh atë të duhurin, mund të jetë mjaft stresuese ndonjëherë, duke përfshirë
dhe faktin se lëkura është alergjike ndaj disa aromave, apo ato të lënë shenjë në veshjet tuaja. Mirëpo, së fundmi në vend të parfumeve njerëzit po përdorin çdo ditë e më shumë varja esencialë që po shëndërrohen në trendin e momentit. Ato përdoren jo vetëm në vend të parfumeve por edhe për arsye të tjera shëndetësore duke dhënë një ndihmë në përmirësimin e mirëqenies të gjithësecilit. Ndaj, kemi listuar pesë vajra esencialë aromat e të cilave janë baza e shumë parfumesh të sugjeruara nga Dr Blossom Kochhar, njohëse e mirë e parfumeve e këshilluese e yjeve të Hollywood-it.

1. Jasemini

Vaji esencial nga lulja e jaseminit është mjaft i përdorshëm sepse të jep ndjesinë e pastërtisë dhe freskisë në lëkurë. Gjithashtu jasemini ul nivelin e stresit. Si ta përdorni: Vaji esencial mund të përdoret për masazh. Mjaftojnë vetëm 2-3 pika. Ndërkohë, mund të vendosni 4-5 pika të tilla në shampon tuaj të trupit dhe të ndieni freskinë e lëkurës suaj.

2. Trëndafili

Një nga vajrat më të shtrenjtë dhe cilësor konsidoret ai i vajit të trëndafilit. Ai ul nivelin e stresit,
ndihmon në sistemin imunitar dhe shplodh muskujt. Si ta përdorni: 2-3 pika të tilla mjaftojnë si për vajin e trupit, ashtu edhe atë të flokëve. Ndërsa në shampon e trupit, do të nevojiteshin 4-5 pika.

3. Portokalli

Vaji esencial i portokallit prodhohet më së shumti në Spanjë, Izrael, SHBA dhe Indi. Ai ndihmon ata që kanë probleme me pagjumësinë, ndërkohë që edhe rrit nivelin e lumturisë. Gjithashtu përdoret për uljen e temperaturës, apo sëmundjët e lëkurës. Si ta përdorni: Për masazh do të mjaftonin 2-3 pika, ndërkohë që në shampon e trupit preferohet te hidhen 4-5 pika.

4. Ylang ylang

Ylang ylang është një pemë tropikale që gjendet më së shumti në Indi, e pjesërisht në Indonezi dhe Australi. Ajo është afrodiziake dhe i jep shkëlqim flokëve e lëkurës. Si ta përdorni: Do mund ta përdorni në vajrat e lëkurës e të flokëve me 2-3 pika, e me 3-4 pika në shampot e trupit.

5. Livando

Vaji i livandos ndryshe njihet si vaji universal, pasi ka disa funksione të ndryshme. Ai qetëson dhimbjen, ul tensionin e lartë të gjakut, rikuperon lëkurën e djegur dhe atë të pickuar nga insektet, si dhe do të ishte një zgjidhje e mirë për ata që u bien flokët apo kanë akne. Si ta përdorni: Vendosni 2-3 pika në vajin e lëkurës, apo 4-5 pika në shampon tuaj të trupit dhe ju sigurojmë se do ta ndjeni ndryshimin shumë shpejt.

Urojmë t’ju kenë pëlqyer pesë sugjerimet e mësipërme. Përveç aromës së këndshme, ato kanë edhe një
sërë funksionesh të tjera!