Celebrities Gossip Showbiz

5 skandale që tronditën botën e showbiz-it!

Personazhet e famshëm gjithmonë kanë patur tendencën të përfshihen në skandale, në mënyrë që të jenë tema numër një e diskutimit, në rrethin e lajmeve. Edhe pse ka gjithmonë diçka për të thënë në ndodhitë e përditshme, disa ngjarje janë më të mëdha se disa të tjera. Skandalet më të mëdha të të famshëmve përfshijnë tradhtinë, vdekjet tragjike dhe shumë drama të tjera.

Është thuajse e pamundur, të rendisësh të gjithë skandalet e yjeve, por ka disa të cilat kanë bërë tepër bujë dhe nuk mund t’i harrosh sado të përpiqesh.

Kundërvënia e publikut ndaj Ellen DeGeneres

Pas shumë viteve e cilësuar si një nga personazhet më argëtuese dhe miqësore, Ellen u përball me kundërvënie serioze nga publiku i gjerë në 2020. Filloi me thashethemet se Degeneres nuk i trajtonte mirë vartësit e saj dhe në korrik të 2020, dolën dy akuza që e cilësonin programin si një makth ku punonjësit ishin të ngacmuar seksualisht, të zënë ngushtë dhe të nënshtruar. Shumë më shumë njerëz filluan të tregonin historitë e tyre se si Ellen ishte treguar mizore me ta.

Skandali i ‘serisë’ së tradhëtive të Tristan Thompson

Pas muajve të thashethemeve se Tristan kishte tradhëtuar, Khloe Kardashian, fillimisht me ish-shoqen e ngushtë të motrës së saj të vogël Kylie, Jordyn Woods. Burimet thonë se ylli i NBA ishte parë shumë pranë saj në një party. Khloe, asokohe u nda nga Tristan dhe Kylie preu çdo kontakt me shoqen e saj më të ngushtë. Por, skandali i tradhëtisë nuk mbyllet me kaq, pasi Tristan u pa duke u puthur në një video me dy vajza dhe së fundmi, një modele 23- vjeçare e njohur në TikTok zbuloi mesazhet e tij me këtë të fundit duke thënë se janë në një lidhje.

Vdekja tragjike e Kobe Bryant

Ndodhia e parë e keqe e 2020- ës ishte vdekja tragjike e Kobe Bryant në një akisdent me helikopter. Ylli i basketbollit po udhëtonte për në një turne për të rinj basketbolli në një helikopter privat me vajzën e tij, 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë, kur helikopteri u përplas tek një kodër pranë Calabasas, California prej mjegullës. Përplasja shkaktoi vdekjen e të gjithëve në bord.

Largimi nga Pallati Mbretëror i Princ Harry dhe Meghan Markle

Pas debatit publik me mediat britanike dhe thashethemeve rreth problemeve familjare, Meghan Markle dhe Princ Harry pranuan se ata kishin hequr dorë nga pozicionet e tyre si pjesëtarë të familjes mbretërore. Mbretëresha, shprehu pranimin dhe mbështetjen e saj të plotë për jetesën e të dyve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë. Derisa disa muaj më vonë, ata hoqën dorë përfundimisht nga titujt e tyre.

Overdoza e Demi Lovatos

Demi Lovato gjithmonë ka folur hapur rreth abuzimit të saj me substancat ilegale dhe më vonë tregoi se po vuante nga overdoza. Ajo u dërgua për në spital, ku u stabilizua, por qëndroi atje derisa u shërua.