Celebrities Live From Tirana Travel

5 udhëtimet më të rëndësishme të aktores së njohur të humorit Albana Perhati!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio aktorja e njohur e humorit, Albana Perhati për të na folur rreth 5 udhëtimeve më interesante të saj.

Udhëtimi i parë/Itali

Një nga kujtimet sa të bukura aq edhe të sikletshme. Nuk do ta harroj kurrë. Isha 18-19 vjeçe, familja ime sapo kishte vajtur në Itali dhe do shkoja t’i takoja. Udhëtimi im ishte me traget Durrës-Bari dhe pastaj duhet të merrja trenin të shkoja në Genova. Nuk e dija çfarë ishin trenat dhe ishte ai ankthi se mos humbasë destinacionin dhe realisht i humba të gjitha. Ka shkuar shumë keq dhe tani që e kujtoj, do ta bëja edhe njëherë se kishte shumë adrenalinë. Një udhëtim prej 9 orësh unë e bëra për 15 orë.(qesh) Isha vetëm, sytë që të shikonin. Treni që ndërroja, nuk ja kisha idenë biletave, nuk dija asgjë, ishte udhëtimi im i parë.

Udhëtimi i dytë/Dubai

Kam shkuar në 2010-2011 kur doli “Sex and the City” dhe u fiksova që duhet të shkoja me shoqet e mia dhe shkova. Ishte shumë bukur por është vend që nuk më bën të shkojë prapë. Shikohet gjëja e bukur, luksi por nuk hyn të vendet që do të shkoja prap me kënaqësi. Atëherë nuk lejohej të kapeshe për dore me partnerin, nuk kishte lokale ku mund të pije alkool, tani nuk e di si është. Ditët e fundit mora vesh që hoteli që ne ishim kishte një lokal që edhe mund të pije alkool.(qesh)

Udhëtimi i tretë/Greqi

Në vitin 2005 kishim nje shfaqje dhe bëm një turne në disa qytete, ishim 3o aktorë dhe kemi bërë edhe pushime edhe shfaqje në darkë. Një natë në skenë, kishim një grop të madhe dhe aktorja kryesore dilte nga andej, në fund të shfaqjes isha shumë afër gropës, i fikën dritat para kohe dhe u zhduka në gropë, nuk figuroja më në skenë dhe aktorët nuk po më gjenin.(qesh) Unë që bertistja duke i thënë ‘jam këtu’. Më ishte ngulur një shufër hekuri te këmba, nuk e kisha kuptuar çfarë më kishte ndodhur dhe pastaj shkova në spital, u mjekova me 8 qepje dhe shfaqjet e tjera i kam vazhduar me këmbët e fashuar. Ditën e fundit shkuam në Sarandë, në Butrint dhe si 26-vjeçare doja të dilja me taka dhe në një lokal me shumë shkallë e marr barkas dhe thyva dhe këmbën tjetër.(qesh)

Udhëtimi i katërt/Sardenja

Sardenja është udhëtimi i preferuar, kam shkuar shpesh. Është një nga vendet më të bukura, ke variacione. Ndryshe nga trend-et e fundit, si Mykonos apo Santorini po për mua Sardenja është e para. Nuk e ka jetën e zhurshme. Sardenjës nuk do i thoja kurrë jo por për mua mbetet e preferuar Greqia për pushime ndoshta ngaqë janë më afër nesh. Ndryshe nga shumë breza unë preferoj Antipaxos, shumë afër Korfuzit. Ishull interesant, ka shumë anglezë dhe italianë dhe është një nga ishujt e mi të preferuar.

Udhëtimi i pestë/ Hallstatt

Qytez në malet e Austrisë, vend qe shkohet për ski. Është buzë një liqeni të bukur në majë të malit. Është përrallë. Një nga vendet më interesantë për t’u parë. Duhet ta vizitoni!