Lifestyle Love & Sex

5-vjeçarja zgjohet nga koma falë zërit të Gigi D’Alessio, këngëtarit të saj të preferuar!

U desh vetëm një moment, në fillim të qershorit, që familja e një pesë vjeçareje të përballej me një dramë. Vogëlushja nuk iu bind urdhrit të prindërve dhe nxori kokën nga dritarja e makinës me të cilën po udhëtonin. Fatkeqësisht, ajo u godit nga një traktor që po kalonte pikërisht në atë moment ngjitur me mjetin.

Kështu Giulia përfundoi në koma dhe qëndroi në këtë gjendje për gati tri javë. “Hajde Giulia, lufto, do të pres në koncertin tim. Mos u dorëzo, të gjithë të duam”, ishin fjalët e këngëtarit Gigi D’Alessio në videomesazhin dërguar Fabrizios dhe Valerias, prindërve të vajzës.

Por këto fjalë rezultuan të “shenjta”. Pasi dëgjoi mesazhin bashkë me familjen e saj, Giulia hapi sytë për disa sekonda. Fëmija rrezikoi të vdiste, por një operacion i gjatë i kryer në spitalin “Gemelli” në Romë i dha mundësinë të jetonte. Megjithatë, dëmtimi serioz në kokë i shkaktuar nga përplasja, komprometoi përfundimisht aktivitetin e trurit të Giulia-s.

Por shpresat nuk u shuan kurrë dhe kjo dha rezultat. Giulia ka rifilluar nevojat e saj fiziologjike, një shenjë pozitive, e kombinuar me lotët që ranë në fytyrën e vajzës pasi dëgjoi fjalët inkurajuese të shqiptuara nga këngëtari napolitan. E gjithë kjo u bë e mundur falë ndërmjetësimit të një polici, Norberto Scala, në detyrë në selinë e policisë së Frosinones dhe mikut të Gigi D’Alessio. Gjyshi i vogëlushes, Sandro, e shprehu lumturinë e pamasë për këtë kthesë në shëndetin e  mbesës së tij.

Zoti e bekoftë, bëri një gjest të bukur që nuk do ta harrojmë kurrë.

Rikujtojmë, se D’Alessio para disa viteve u dyshua se kreu evazion fiskal në vlerë rreth 1.7 milion euro. Ai u akuzua se në 2010-ën shmangu disa detyrime duke mashtruar organet tatimore italiane por si përfundim doli i pafajshëm.