Bota

5 vjet burg 101-vjeçarit/Ishte roje në kamp përqendrimi!

Një i moshuar 101-vjeçar u dënua nga një gjykatë gjermane me pesë vjet burgim, me akuzën për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e mijëra të burgosurve në kampin nazist të përqendrimit të Sachsenhausenit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë gjithë procesit gjyqësor ndaj tij, në Brandenburg an der Havel, në perëndim të Berlinit, vazhdimisht, i akuzuari të cilit nuk i zbulohet identiteti, mohoi se është angazhuar duke punuar si roje në atë kamp.

Por, prokuroria u vu në lëvizje dhe paraqiti dokumente që identifikonin një roje naziste SS me emrin, datën e lindjes e gjithashtu vendin e lindjes së të akuzuarit, mes disa provave të tjera.

Më shumë se 200 mijë persona u burgosën në atë kamp famëkeq përqendrimi, i vendosur pranë kryeqytetit gjerman Berlin. Midis tyre kishte kundërshtarë politikë të regjimit nazist, si dhe anëtarë të grupeve të persekutuar nga nacional-socialistët e Adolf Hitlerit, të tillë si hebrenj, sinti e romë.

Qindra mijëra të burgosur vdiqën duke mos i mbijetuar urisë, sëmundjeve të ndryshme, punës së detyruar, eksperimenteve mjekësore dhe keqtrajtimit, si pjesë e një plani sistematik shfarosjeje nga ana e nazistëve.

Pavarësisht moshës së thyer, rezultoi se i akuzuari i ishte i aftë për t’u gjykuar duke qenë i pranishëm në sallën e gjyqit e madje merrte pjesë për rreth dy orë e gjysmë çdo ditë.