Aktualitet

50% e punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe!

Realizohet gjysma e punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe në Tiranë. Eshtë fjala për segmentin nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te Sheshi Shqiponja. Për të inspektuar ecurinë e tyre, sot në zonë ishte Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

U vlerësua hapja e segmentit, të mbikalimeve në lotin e dytë dhe ecurinë e punimeve e kemi 50%. Në unazën e Tiranës, në lotin e dytë dhe të tretë, të gjitha pjesët e hapura janë përfundimtare dhe nuk kemi asnjë plan t’i mbyllim.

Devijimi i trafikut është një vendim që merr ARRSH për t’i mundësuar kompanisë të punojë e qytetarëve të kalojnë. Kemi bërë ndërhyrjet e duhura sa i përket trotuareve e ndriçimit. Sipas ministres Balluku, për projektet brenda zonave urbane janë pasqyruar të gjitha kriteret që infrastruktura kërkon në to.

Jam shumë e kënaqur me nivelin e ecurisë dhe raportet që marr nga ARRSH-ja për cilësinë e punimeve. Janë marrë të gjitha masat për mbledhjen e ujërave dhe kullimin e tyre, që të mos kemi përmbytje në kohën e vjeshtës e dimrit duke qenë se në këtë vepër kemi mjaft tunele e nënkalime. Kemi vënë një afat që është 31 gushti për të hapur lotin 1. Po ashtu në këtë afat ne hapim tunelin e pestë dhe më pas vazhdojmë me të gjitha dorëzimet e pjesëve të tjera.

Ministrja informoi se në pjesën lindore, segmenti nga TEG-u te materniteti i ri do të përfundojë brenda vjeshtës që të lidhin të gjitha lotet.

Janë dashur ndërhyrje dhe vepra arti për 2.3 km që nuk bëhen as në 60 km. Unaza e Madhe e Tiranës do marrë një formë, që të nisim procedurat për sa i përket pjesës së re për të lidhur sheshin “Shqiponja” me “Bulevardin e ri”.