Botë e Çuditshme Sport

50-vjeçari kinez viral në rrjet, përfundon me sukses maratonën teksa konsumonte duhan!

Vrapimi në një maratonë nuk është i lehtë dhe kërkon angazhim dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Pa dyshim, njerëzit që vrapojnë konsiderohen si disa nga atletët më të kujdesshëm për shëndetin. Megjithatë, një vrapues kinez, i njohur gjithashtu si ‘xhaxhai Chen’, është bërë viral për pirjen e cigareve ndërsa ai garonte në një maratonë. Ne të gjithë e dimë se pirja e duhanit pengon performancën e vrapimit. Nëse pini duhan, merrni më pak oksigjen në zemër, mushkëri dhe muskuj, duke e bërë mjaft të vështirë vrapimin.

Pavarësisht kësaj, 50-vjeçari Chen përfundoi maratonën Xin’anjiang në Jiande, Kinë ndërsa pinte duhan gjatë gjithë garës prej 42 kilometrash. Ai e përfundoi maratonën në tre orë e 28 minuta, ndërsa përfundoi në vendin e 574-të në total nga afro 1500 vrapues që garuan.

Fotot fillimisht u bënë virale në Weibo, një aplikacion kinez i mediave sociale. Ndërkohë, edhe organizatorët e eventit festuan arritjen e tij. Fotografitë e Chen janë bërë virale në të gjithë rrjetet sociale. Disa bënin shaka për këtë ndërsa të tjerë thanë se akte të tilla përcillnin një mesazh të gabuar.