Tech

50 vjet nga kthimi i “Apollo 17”!

Më 14 dhjetor 1972, astronautët e NASA-s Eugene Cernan dhe Harrison Schmidt i thanë lamtumirë Hënës, duke shënuar fundin e historisë së misioneve të drejtuara në satelitin tonë natyror. Dy vite më parë planet për vazhdimin e programit “Apollo” ishin anuluar. Dy astronautët u kthyen në dhomën e kontrollit, ku Ronald Evans, anëtari i tretë, i priste dhe filluan udhëtimin e kthimit.

Artemis 1, misioni i parë i programit me të njëjtin emër, iu afrua Hënës, kreu orbita rreth saj dhe u kthye i sigurt duke u zhytur në Oqeanin Paqësor më 11 dhjetor, në të njëjtën datë që gjysmë shekulli më parë Schmidt dhe Cernan ishin në Hënë për herë të fundit.

Artemis 1 pa pilot do të pasojë Artemis 2, i cili do të rrotullohet rreth Hënës me një ekuipazh prej katër vetash përpara se të kthehet në planetin tonë, duke i hapur rrugën Artemis 3 për të transportuar astronautët në sipërfaqen hënore. Mesazhi është i qartë: “Ne do të kthehemi në Hënë”. Në vitin 1972, lufta në Vietnam, lufta kundër varfërisë dhe skepticizmi publik për eksplorimin e hapësirës nuk lejuan vazhdimin e programit Apollo.

Kur ekuipazhi i Apollo 17 filloi udhëtimin e tyre të kthimit atë dhjetor veçanërisht të ngrohtë të vitit 1972, delfinët po notonin në lumin Yangtze, bretkosat e arta po hidheshin në pyjet tropikale të Kosta Rikës dhe jetonin dy rinocerontë të bardhë veriorë. 50 vjet më vonë, kur “Artemis 1” kthehet në Tokë, planeti ynë është disa gradë Celsius më i ngrohtë dhe ne jemi rritur me katër miliardë. Rikujtojmë, se para disa ditësh kapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga hëna, duke zbritur me parashutë në Paqësor, pranë brigjeve të Meksikës. Kjo i jep fund fluturimit provë që mendohet se do t’u hapë rrugën fluturimeve me astronautë në bord në orbitën hënorë.